Torte me çokollatë

Përbërësit:

250 gr. miell

125 gr. sheqer pluhur

140 gr. gjalpë (i ftohtë)

pak kripë

1 vezë (e verdha)

340 gr. çokollatë e zezë

240 ml. pana (e ngrohtë)

luleshtrydhe

lajthi (të copëtuara)

Përgatitja:

Përzieni në një mikser miellin, sheqerin pluhur, gjalpin e ftohtë dhe pak kripë. I miksoni duke e pulsuar mikserin dhe punojeni sa më pak që të mos shkrihet gjalpi.

Hidhni në një sipërfaqe të spërkatur me miell, brumin dhe punojeni sa më pak derisa të krijoni një top. Mbështilleni me qese kuzhine dhe lëreni në frigorifer për 1 orë.

Në një tavë qelqi vendoseni brumin dhe hapeni me dorë, më pas e shponi me një pirun për të lehtësuar pjekjen.

Piqeni masën për 25-30 min.

Ndërkohë që piqet torta, ngrohni panën derisa të krijohen bulëza rreth tenxheres dhe hidheni në një tas të thellë ku keni hedhur çokollatën e zezë.

Lëreni kështu për 10 minuta dhe më pas përzieni derisa të jetë bërë një masë kremoze.
Pasi torta është ftohur, hidhini sipër ganache dhe dekorojeni me luleshtrydhe ose lajthi të copëtuara.

COMMENTS