Tortë me boronica

Tortë me boronica

Pite me hajvar dhe kërpudha
Torta e Sarajevës

Përbërësit:

200 gr. biskota
100 gr. gjalpë
1 filxhan kafeje arra të shtypura
1 filxhan kafeje susam

Për kremin

2 gota boronica të ngrira
1 filxhan kafeje lëng frutash
250 ml. ajkë e ëmbël (hopla)
100 gr. krem djathi
3 lugë sheqer pluhur

Përgatitja:

Fillimisht shtypim biskotat, shtojmë gjalpin e shkrirë, arrat e shypura, susamin, masën e përziejmë mirë me lugë, pastaj e shtrijmë në tavë, e shtypim me anë të lugës, (nëse ju mungojnë arrat dhe susami, atëherë shtojmë vetëm biskotat në 250-300 gr. prapë tortes nuk i humbet shija).

Në blender vendosim boronicat së bashku me lëngun e frutave, dhe i përziejmë mirë derisa të fitojmë krem nga to (nëse u mungon blenderi, shtypni ato, pastaj i përzieni me mikser dore).

Pastaj marrim ajkën e ëmbël e përziejmë mirë me mikser derisa të fitojmë masë kremoze.

Në një enë tjetër vendosim kremin nga djathi, pastaj shtojmë sheqer pluhurin, masën e përziejmë mirë me mikser dhe e shtojmë tek ena me kremin nga ajka, pastaj shtojmë masën e përgatitur nga boronicat.

Masat i përziejmë bashkë prapë me mikser, derisa të krijojmë masë homogjene, dhe të fitojmë ngjyrën e duhur.

Kremin e përgatitur e hedhim sipër petës që kemi të shtrirë në tavë.
Torten e përgatitur e vendosim në frigorifer dhe e lëmë të qëndrojë përafërsisht 2 orë, derisa kremi të bëhët i dendur.

COMMENTS