Tortë e shpejtë me dredhëza

Tortë e shpejtë me dredhëza

Gullash viçi në mënyrën bavareze
Krem-supa vitaminoze

200 gr. biskota (të bluara)
100 ml. arra (lajthi ose bajame të bluara)
100 gr. margarinë e shkrirë
300 ml. ajkë (e ëmbël, hoplla për ëmbëlsira)
300 ml. ajkë (e thartë, shmant, pavllake, salcë kosi)
200 gr. sheqer pluhur
12 gr. zhelatinë
+6 lugë ujë të ftohtë
3 lugë lëng limoni
Lëvore limoni në rende
500 gr. dredhëza

Hapat:

Përzijmë biskotat e bluara, arrat dhe shtojmë margarinën e shkrirë, përzijmë dhe masën e qesim në kallëp 22cm dhe e rrafshojme mirë.

Lëmë në frigorifer derisa të përgatisim kremin. Së pari zhelatinën e qesim në ujë të ftohtë dhe e lëmë për 10 minuta derisa të fryhet paksa.

Më pas zhelatinën e ngrohim pak derisa të mos vlojë dhe zhelatina të shkrihet tërësisht. Përzijmë ajkën e ëmbël derisa të bëhet shkumë e fortë. Përzijmë ajkën e thartë me sheqerin pluhur dhe përzijmë të dyja kremërat së bashku. Shtojmë edhe lëngun e limonit dhe përzijmë. Shtojmë edhe zhelatinën e shkrirë dhe përzijmë mirë.

Në kallëpin me biskotat e bluara qesim në tërë sipërfaqen dredhëzat e pastruara, njëra afër tjetrës derisa të mbulohet tërë sipërfaqja. Përsipër qesim kremin me ajkat dhe përsipër e dekorojmë me lëvore limoni në rende. Tortën e lëmë të ftohet mirë dhe e servojme.

COMMENTS