Torta e Sarajevës

Palapeta nga mielli i thekrës pa qumësht
Pasta në tavë (Video)

Përbërësit:

12 të bardhë të vezëve
300 gr. sheqer
200 gr. kokos
200 gr. arra

Për mbushje:

12 të verdhë të vezëve
200 gr. sheqer
1 margarinë

Për zbukurim:

Çokollatë e grirë në rende

Përgatitja:

Shtypeni dëborën e fortë nga 6 të bardhët e vezëve, shtoni 150 gr. sheqer dhe kokos. Masën e lyer dhe miellin qiteni në tepsi dhe piqeni në temperaturë shumë të lehtë.

E njëjta procedurë përsëritet edhe me 6 të bardhët të vezëve të tjera, por që në vend të kokosit shtohen arrat e bluara.

Për mbushje, përzieni të verdhët e vezëve me sheqer dhe zieni në avull derisa të dendësohen. Ftoheni, dhe pastaj shtoni shkumën e margarinës së përzier. Mbushjen lëreni në kore me kokos, mbulojeni koren me arra, lyeni me mbushjen e verdhë dhe zbukurojeni me çokollatën e grirën rende. Priteni në formë katrorësh.

COMMENTS