Toptha me fëstëk, badem dhe kakao

Toptha me fëstëk, badem dhe kakao

Sallatë me kërpudha, bash për vjeshtë!
Peshk me qiqra (leblebi) dhe domate

Përbërësit:

1 filxhan e gjysmë kokrra tërshëre,
1 filxhan gjalpë bademi,
1/3 filxhan fara chia,
1 lugë + një lugë kakao pluhur të paëmbëlsuar,
1/4 filxhan fëstëk të grirë,
lugë ekstrakt vanilje.

Përgatitja:

Në një enë të madhësisë së mesme qitni kokrrat e tërshërës, gjalpin e bademit, farërat chia, 1 lugë kakao pluhur, ekstraktin e vaniljes dhe përzieni derisa të homogjenizohen.

Merrni copë të vogla të përbërjes së përgatitur dhe me dorë formoni topthat, pastaj vendosni në letër për pjekje, e cila duhet të jetë e vendosur në fund të enës plastike me kapak.

Sipër topthave qitni mbetjen e kakaos pluhur.
Futni në frigorifer apo në frigorifer me ngrirje të thellë 4 orë apo gjatë tërë natës.

COMMENTS