Topalli: 12 orë punë në ditë, për 0.86 centë në orë, është skllavërim

Topalli: 12 orë punë në ditë, për 0.86 centë në orë, është skllavërim

Rakiq: Po të ishte OJQ, për AKS-në nuk do të kishte marrëveshje në Bruksel
Kosova ia ‘bllokon’ miellin, reagime të ashpra në Serbi

Deputeti i PSD-së Faton Topalli sot në Kuvendin e Kosovës ka paraqitur shifra e fakte, që sipas tij bëjnë shkelje ligjore të të drejtave të punëtorëve të punësuar në sektorin privat.

‘Dua të flas për një shkelje ligjore, shkeljen më të madhe që ka filluar me përfundimin e luftës dhe aktualisht ka përfshirë mbi 220 000 qytetar të cilët punojnë në sektorin privat. Nëse këtij numri ia shtojmë edhe 30 deri 40 % të punësuarve ilegal, atëherë kjo shifër do të ishte rreth 300 000 mijë’, tha në fillim të fjalës së vet Topall.

Sipas tij, ata të cilët kanë kontrata pune ju figuron në kontratë se duhet të punojnë 8 orë, ndërsa punojnë nga 12 orë në ditë, nuk kanë kompensim për orët shtesë, për punën të shtunave dhe të dielave, nuk kompozohen për orët e natës, nuk marrin pushimin vjetor sipas kontratës dhe largohen nga puna pa paralajmërim.

Topalli konstatoi se kjo është shkelje e ligjit me dy këmbë, kjo është fshehje e tatimit, kjo është pasurim me veprime të jashtëligjshme, kjo është diskriminim dhe kjo na kthen në vitin 1886, kur punëtorët e Çikagos demonstrojnë, derdhin gjak me një maj dhe vdesin për implementimin e orarit të punës 8 orë.

Aq më keq që kjo shkelje e ligjit i dëmton edhe ata ndërmarrës të rregullt, që respektojnë Ligjin e Punës, por ky fakt i bënë të pabarabartë dhe me pasoja ekonomike në një konkurrence të padrejtë me ndërmarrjet që shkelin Ligjin.

‘Unë e ngrita sot këtë temë, jo pse është temë e panjohur sepse kjo është një sekret publik të cilin e din Kryeministri, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Prokuroria, Policia, Inspektoriati i Punës, pra e dinë të gjithë.

Po e ngris si temë sepse kudo që kam kontakte me punëmarrës, një prej problemeve kryesore që kanë , përveç pagave që nuk sigurojnë mbijetesë, është orari i gjatë i punës.

Tani nëse një punëtorë punon 6 ditë në javë, nga 12 orë, në ditë që i bie 72 ore në javë, respektivisht 288 orë në muaj, atëherë punëtori që ka rrogën 250 Euro, fiton 86 cent në orë, por nëse ai e ka rrogën minimale prej 170 eurosh në muaj i bie të fitoj 59 cent në orë’ tah Topalli.

Ky nuk është vetëm trajtim i pa dinjitetshëm, ky nuk është vetëm diskriminim, ky është skllavërim. Skllavërim në shekullin 21, në vendin i cili pretendon të bëhet pjesë e bashkimit evropian ndërsa sa i përket respektimit të Ligjit të Punës është 132 vite prapa idesë së Shteteve të Bashkuara, e le më vendeve evropiane, disa prej të cilave janë duke eksperimentuar për ta bërë orarin e punës 6 orë në ditë.

Me respektimin e orarit të punës, sipas Ligjit të punës, ne jo vetëm që do t’i kthenim punëtorit një të drejtë legjitime dhe sado pak dinjitetin e humbur, por do të siguronim edhe rreth 73 000 vende të reja të punës.

53 Inspektorë të punës janë pak për të kontrolluar mbi 70 000 ndërmarrje ekonomike, por Kosova ka edhe 9000 policë, ka konstatuar në fund Topalli.

COMMENTS