Top 10 fytyrat që Evropa do t’i shohë në 2017-ën

Top 10 fytyrat që Evropa do t’i shohë në 2017-ën

Turp e faqja e zezë
Vehbi Kajtazi: Gëzuar vdekjen tënde Lavdrim!

Nga Alastair Macdonald.

Bashkimi Evropian hyn në vitin 2017 nën rrethim, si nga jashtë, ashtu dhe nga brenda, duke u përballur me sfida në lindje, perëndim dhe jug dhe duke përjetuar një rritje të nacionalistëve anti-BE në të gjithë kontinentin.

Këta janë 10 fytyrat që Evropa do të shikojë më së shumti në vitin 2017.

Donald Trump

Fitorja e tij në zgjedhjet presidenciale amerikane ka shqetësuar evropianët, të cilët ishin të tronditur nga largimi i britanikëve nga Bashkimi Evropian. Fitorja e Trumpit po ashtu ka inspiruar evroskeptikët që kundërshtojnë partitë e establishmentit.

Kur të hyjë në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, politikat që do të zbatojë apo jo, e të cilat mund të reflektojnë premtimet nga fushata e tij elektorale, mund të kenë efekte të mëdha në Evropë: rritja e buxhetit amerikan mund të ndihmojë biznesin në Evropë, ku rritja e ngadalshme ekonomike po vazhdon të gjenerojë jostabilitet politik: por, tregtia proteksioniste rrezikon të shkaktojë të kundërtën.

Qëndrimi i paqartë i Trumpit në lidhje me përkrahjen e NATO-s dhe thirrja e tij për marrëdhënie më të mira me Rusinë, ndikojnë që BE të kërkojë opsione për forcimin e mbrojtjes.

Jaroslaw Kaczynski

Duke kufizuar kompetencat e Gjykatës Kushtetuese qeveria e djathtë polake po e teston fuqinë e BE-së dhe po thellon hendekun mes Lindjes dhe Perëndimit. BE i ka dhënë afat Polonisë deri në fund të shkurtit të ndryshojë tonin. Por, Kaczynski llogarit aleatë të djathtë si kryeministri hungarez Viktor Orban, nga i cili pret që me veto të bllokojë masat ndëshkuese të BE-së.

Geert Wilders

Partia e Lirisë e Geert Wilders mund të bëhet forca më e madhe politike në parlament në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në muajt e parë të këtij viti. Kjo parti antiislamike ndoshta nuk do të arrijë të krijojë qeverinë në mungesë të partnerëve të koalicionit, por fitorja eventuale e saj do të hap rrugën për fitore të partive të tjera djathtiste në Evropë – sidomos në Francë dhe Gjermani.

Theresa May

«Brexiti domethënë Brexit», dalja domethënë dalje nga BE. Këtë premtim duhet ta bëjë realitet kryeministrja britanike kur Brukselit t’ia paraqes letrën, e cila paraqet hapin e parë për nisjen e divorcit mes Britanisë së Madhe dhe BE-së. Afati për dërgimit e letrës përfundon më 31 mars.

Marine Le Pen

Gjërat brenda BE-së mund të ndryshojnë radikalisht nëse më 7 maj Marine Le Pen fiton në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Disa mendojnë se për shkak të numrit të madh të kandidatëve ajo mund të fitojë edhe në raundin e parë, më 23 prill. Vendimtare do të jetë se kush do të garojë kundër 48 vjeçares Le Pen. Nëse ajo do të jetë presidente, atëherë BE do të marrë fund – së paku në këtë formë siç e njohim.

Emigracioni nga Afrika

Pas stinës së dimrit sërish valë të refugjatëve nga Afrika do të përpiqen që përmes Italisë të arrijnë në vende të ndryshme evropiane. BE ka shpërndarë fonde për disa vende afrikane, ka përforcuar kontrollet në ujërat territoriale të Libisë dhe po bëhet gati për dëbime masive.

Vladimir Putin

Lideri i Kremlinit ka luajtur një lojë taktike, e cila është vështirë të kuptohet, në përpjekje për të përtërirë ndikimin e Moskës. Ai mund të krijojë miq apo të shkaktojë mjaft probleme në vendet fqinje perëndimore – nga kontrolli i furnizimit me gaz deri në përkrahjen e kundërshtarëve të qeverive të vendeve evropiane. Deri më 31 korrik liderët e BE-së duhet të vendosin për vazhdimin apo heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë, të cilat u vendosën në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë nga Moska. Nëse Trump vendos të heqë sanksionet, BE do të ndodhet nën presion të madh.

Sergio Mattarella

Avokati i shkathtë nga Sicilia dhe kryetari 75 vjeçar i Italisë, i cili hyri në politikë pasi mafia i vrau vëllanë, gjendet në mes të stuhisë. Ai duhet t’i bindë partitë e përçara të qeverisin vendin deri në momentin kur do të merren vesh për mbajtjen e zgjedhjeve, data e të cilave nuk dihet ende. Partnerët e Italisë në eurozonë po shikojnë me shqetësim në drejtim të këtij vendi të zhytur në borxhe dhe të ballafaquar me banka para falimentimit. Për dallim nga Greqia apo Portugalia, Italia është tepër e madhe për ta lënë të dështojë, por po ashtu tepër e madhe për ta shpëtuar.

Angela Merkel

Duke u përgatitur për mandatin e katërt, të cilin shpreson ta fitojë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në shtator, Angela Merkelin pret sulm nga rivalët e djathtë politikë për shkak se më 2015 lejoi rreth 1 milionë refugjatë të hyjnë në Gjermani. Euroskeptikët do të fitojnë vendet e para në Bundestag dhe kësisoj do të komplikojnë edhe më shumë negociatat e saj për krijimin e qeverisë. Fizikania 62 vjeçare nga ish-Gjermania Lindore është garancë e lidhjes së vendit të saj me shtete anëtare të BE-së.

Njeriu i zi

Ky lloj njeriu ka ardhur me urrejtje për Evropën ku jeton. Shteti Islamik, nën presion tashmë në Siri dhe në Irak, dhe i mbushur me zemërim, po shtyhet që të hyjë në veprim, me të gjitha mjetet që ka.

COMMENTS