Tmerrohej nga uji, tani ka medalje të arit në Rio

Si fëmijë, ai kishte një frikë të pashpjegueshme nga uji. Madje nga frika ai refuzonte të futej edhe në vaskë për t’u larë. Nëna e tij e lante atë në këmbë.

Prindërit e çuan të merrte leksione noti për të hequr frikën e ujit. Kur e futën në pishinë për herë të parë, ai filloi të bërtiste me të madhe me të qara dhe duke vrapuar pas nënës së tij.

Por, tani Adam Peaty është tjetër njeri.

Sot ai mban titullin ‘Princi i Pishinës’ dhe është rekord-mbajtësi botëror për 100 metra not stil bretkose.

Peaty e theu rekordin të shtunën dhe arriti të marë medaljen e parë të artë për meshkuj për shtetin e Britanisë që nga viti 1988. Vështirë të besohet për dikë që tejkaloi hidrofobinë, frikën nga uji.

Adam Peaty

COMMENTS