Tjetërsimi i shtetit per interesa personale

Maqedonia përballë të kaluarës dhe perspektivës evropiane
Dy gabime të pafalshme të perëndimit në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar

Nga : Fitim Redenica

Situata e fundit politike në kuvendin e Republikes se Kosoves është situat joparimore dhe qesharake nga deputetët e zgjedhur per ta perfaqesuar sovranin. Kjo situat nuk i konvenon askujt, inatet, egot dhe interesat personale duhet të lihen anash. Si vend jemi në një situat ku shumë procese na prijnë si Demarkacioni, Asocicacioni i komunave me shumicë Serbe, Liberalizimi po ashtu edhe Ushtria.

C’do vonesë do të shkaktonte ngerq politik dhe ekonomikë. Një konsensus politikë i partive perfaqësuese në Kuvendin e Republikës së Kosovës është i domosdoshëm dhe duhet të arrihet deri te zgjidhja ideale për perfaqësim dhe për tejkalim të kësaj situate joparimore dhe shumë neglizhente ndaj votave të marra nga sovrani. Nuk mund të kem më kësi llojë perfaqesuesish politik të këtij parlamenti që nuk e dim qe a jem duke shiquar ndonjë cirk apo ndonje përfaqësim. Ne jemi taksapagues në këtë vend dhe e kryejm edhe të drejtën e votës për të na përfaqësuar, andaj si qytetar nuk na interesojnë egot personale për të bërë zgjidhje që të përfaqësoni interesat e juaja personale.

Është e turpshme prej partive politike dhe prej të gjithëve që janë bërë pjesë e kësaj zvarritje. Ne qytetarët e vendit kërkojmë që ky abuzim të kete një kufi. Me gjithë faktin që ne ju kemi zgjedhur dhe ne kuader të kësaj zgjedhje po kërkojmë institucione. Por, nuk mundemi pa kufi t’i presim duke e vazhduar këtë abuzim. Në këtë situat është e rëndësishme që institucionet dhe përfaqësuesit ndërkombëtar të nderhyjnë dhe të rekomandojnë për të gjithë që të gjejnë një zgjidhje sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Këta perfaqesues athua po e dinë se çka është Demokracia në përgjithësi dhe demokracia e vlerave perëndimore në veçanti? Duhet patur parasysh se: ‘Demokracia bazohet mbi vendimet e shumicës. Ato paraqesin instrumentin më të rëndësishëm për zgjidhjen paqësore të konflikteve” demokraci do të thotë sundim i shumicës, në rastin tonë i shumicës parlamentare. Në demokracinë parlamentare, vendimet në të shumtën e rasteve merren me shumicën absolute (prej 50% + 1 ), në rastin tonë, zbërthyer në numra do të thotë se paku 61 vota. Kushdo që në Kuvendin e ri të i bënë 61 vota arrin ta zgjedh Kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin. Pa 61 vota nuk ka kryetar të Kuvendit e as Kryeministër. Kushtetuta e Republikes se Kosoves qe eshte akti me i larte i perfaqesimit flet ne menyre shume te kjarte: Në nenin 67 të Kushtetutës, ku flitet për zgjedhjen e Kryetarit dhe të Nënkryetarëve, shkruan:

67.1. Kuvendi i Kosovës nga radhët e veta zgjedh Kryetarin dhe pesë nënkryetarë.
67.2. Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

Në të dy rastet tona, si për Kryetar të Kuvendit dhe Kryeministër e drejta buron nga më se paku 61 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës të dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit 2017. Pra, ky vendim eshte shume i kjarte dhe duhet respektohet. Ju si perfaqesues te sovranit duhet te mesoheni te punoni per demokracine dhe ta mundesoni ate te funksionoje.

Jemi në fazën përfundimtare ku duhet të tregohemi se jemi shtet, kem shumë procese dhe interesa nacionale që na prijne. Nuk duhet të vonohemi për interesa personale, duhet të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje të përbashkët. Rruga që duhet ndjekur është rruga për të mirën e përbashkët. Përgjegjësia morale, politike dhe atdhetare është krejtësisht e juaja! Koha për të vepruar është tani, për ndryshe në mungesë të një zgjidhjeje, historia do ta denoj këtë periudhë të cilën po e ndjekni, jo vetëm si koha e errësirës së madhe politike por edhe si periudha e mosbesnikërisë së madhe ndaj atdheut, ndaj sovranit dhe ndaj historisë së kombit shqiptar.

COMMENTS