Tjetër vdekje në Velipojë

Një tjetër pushues ka gjetur vdekjen në plazhin e Velipojës. Siç raporton NOA, ai ka pësuar infarkt në çadër. Në vendin e ngjarjes shkuan edhe bluz

Një tjetër pushues ka gjetur vdekjen në plazhin e Velipojës. Siç raporton NOA, ai ka pësuar infarkt në çadër.

Në vendin e ngjarjes shkuan edhe bluzat e bardha, që tentuan t’i japin ndihmën e parë, por pushuesi ka ndërruar jetë.

Pak ditë më parë në plazhin e Velipojës një tjetër pushues nga Kosova humbi jetën.

Shtetasi nga Kosova, 75 vjeçari Musa Kurtolli ka humbur jetën teksa ishte duke notuar.

Deti në ato momente ishte me dallgë, të cilat rezultuan fatale për jetën e të moshuarit. Ai nuk mundi të dalë gjallë nga uji, edhe pse nuk mungoi ndihma e pushuesve të tjerë.

COMMENTS