Tiranë, Protestë kundër ligjit të importit të mbetjeve (Video)

Me pankarta kundër importit të mbetjeve, mijëra protestues të shoqërisë civile u ndalën rreth orës 11:30 para objektit të Kryeministrisë në Tiranë.

Me pankarta kundër importit të mbetjeve, mijëra protestues të shoqërisë civile u ndalën rreth orës 11:30 para objektit të Kryeministrisë në Tiranë.

Aktivistët kërkojnë nga Qeveria që të anulojë ligjin e miratuar për importin e mbetejve dhe në shenjë simbolike në duar mbajnë kartonë të kuq.

‘Qytetarët shqiptarë duhet të zgjohen dhe kjo protestë këtë qëllim ka’, thanë aktivistët.

Për mbarëvajtjen e protestës Policia e Tiranës ka ndërmarrë disa masa dhe angazhuar 500 policë. Marshi protestues ka kaluar pa incidente.

Kundër ligjit të importit të mbetjeve ka dalë edhe Partia Demokratike, e cila ka bërë thirrje për protesta.

COMMENTS