Tirana nga ajri, pamje mahnitëse për festa (Video)

Hardinaj në KEK: Po i vuajmë pasojat e mos punës në të kaluarën
Dhjetë vjet nga miratimi i Kushtetutës së Kosovës

Festat e fundvitit sjellin një atmosferë të ngrohtë gjithandej. Por, dritat shumëngjyrëshe të ndezura në të gjitha rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, duken mahnitëse.

Pamjet e filmuara nga ajri, tregojnë shumë bukur zbukurimin e Tiranës për festat e fundvitit.

Sheshi ‘Nënë Tereza’, i kthyer në një fshat festiv është dekoruar me pemën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, ndërsa shtëpitë e vogla prej druri, ku shiten artikuj të ndryshëm, si dhe lodrat argëtojnë të rriturit dhe fëmijët.

Bashkia e Tiranës ka zbukuruar edhe disa nga rrugët kryesore, ndërsa ka menduar që të shtojë rrugët dhe urat përmbi Lanë me ndriçim të ri.

Nuk kanë ngelur pas edhe sipërmarrjet private, të cilat kanë dekoruar dhe zbukuruar objektet dhe rrugët kryesore.

COMMENTS