Tifozët shqiptarë ‘pushtojnë’ Lensin! (Foto & Video)

Mosha mesatare në ligat e mëdha evropiane, përfshirë edhe klubet (Foto)
Sa trajner ka shkarkuar Zamparini

Na ndajnë vetëm pak orë nga debutimi i Shqipërisë në ‘Euro 2016’, në ndeshje ndaj Zvicrës që do të nisë në orën 15:00 dhe që tani rrugët e Lensit, qytetit ku do të zhvillohet takimi, janë ‘pushtuar’ nga shqiptarët.

Me flamuj e fanelat e kombëtares ata duken më entuziastë se kurrë më parë në mbështetje të kuqezinjve. Me këngë e valle tradicionale Lensi duket si një qytet shqiptar.

Mësohet se edhe në stadiumin ‘Stade Bollaert-Delelis’ ku do të zhvillohet ndeshja e shumë pritur do të jetë të pranishëm rreth 20 mijë shqiptarë.

Në prag të kësaj ndeshje historike për Shqipërinë, mësohet se situata në ekip është e qetë dhe asnjë nga futbollistët nuk ka shfaqur probleme. I gjithë grupi do të jetë i gatshëm për trajnerin De Biasi.

albanian france

COMMENTS