Tifozët e dehur që kërkojnë ISIS-in në Francë

Granit Xhaka si në qiellin e shtatë, kështu është kur e mund kampionin (Foto)
Ja si e urojnë 28 Nëntorin futbollistët e Kombëtares (Foto)

Evropiani i Francës pritet të startojë mes frikës se terroristët mund ta përdorin si shënjestër për sulme. Ndërkohë, trazirat kanë nisur. Policia franceze u përplas dhunshëm me huliganët britanikë. Ultrasit anglezë këndonin ‘ISIS, ku je ti’ në rrugët e Marsejës.

Mendohet se ishin disa të rinj francezë ata që ngacmuan fillimisht anglezët, të cilët ishin mbledhur në një pub. Pasi plasi sherri, ndërhyri policia. U ndaluan më shumë se 100 tifozë anglezë. Disa u deportuan dhe disa u arrestuan.
Marseja është një qytet-port me një komunitet të madh islamik. Mendohet se myslimanët përbëjnë 1/3 e popullsisë së qytetit. Anglia do të luajë ndeshjen e parë të saj në ‘Euro 2016’ të shtunën, në orën 21:00.

COMMENTS