Mëngjesin e së premtes, rreth orës 08:00, një nxënës i shkollës 'Fazli Grajçevci' në fshatin Shipol në Mitrovicë, është lënduar nga një mjet i mprehtë
Mëngjesin e së premtes, rreth orës 08:00, një nxënës i shkollës ‘Fazli Grajçevci’ në fshatin Shipol në Mitrovicë, është lënduar nga një mjet i mprehtë.
Dyshohet që ngjarja ka ndodhur në oborrin e kësaj shkolle, ndërsa policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
I dyshuari dhe viktima, që të dy janë nxënës në këtë shkollë.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar Zëdhënësi Rajonal, Avni Zahiti, i cili ka thënë që i lënduari është dërguar në Spitalin e Mitrovicës për trajtim, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
COMMENTS