‘The Telegraph’ Trumpit për refugjatët: Merr shembull Rita Orën si storie suksesi (Foto)

Vendimit për ndalimin e hyrjes së personave të shtatë vendeve me shumicë myslimane të urdhëruar nga presidenti amerikan Donald Trump, një artikull i ka kushtuar edhe britanikja ‘The Telegraph’.

Në fakt, kjo revistë prestigjioze ka titulluar një shkrim ‘Kjo është ajo se si duket një refugjate: 7 femrat frymëzuese që janë kundër mosmarrëveshjes’.

Në mesin e tyre është edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora, e cila thuhet se u largua prej Kosovës me prindërit gjatë luftës pas persekutimit të shqiptarëve.

Më tutje shkruan se Ora është një storie e suksesit, megjithëse një refugjate, ajo ka fituar një numër të madh të çmimeve ndërkombëtare dhe ka sjell shumë këngë dhe është imazh i markave të mëdha, të tilla si, Adidas dhe Rimmel.

Gjithashtu është edhe ish-sekretarja amerikane Madeleine Albright, e cila ka prejardhje prej Çekisë dhe ka qenë e suksesshme.

COMMENTS