The Independent: Derisa Trump ndërton mur, Mitrovica po i shemb!

The Independent: Derisa Trump ndërton mur, Mitrovica po i shemb!

Sulmohet bashkëshortja e ministrit Blerand Stavileci
Ka humbur Xhejlane Abdullahu

Derisa Donald Trump duket se për qëllim ka ndërtimin e një muri për t’i ndarë njerëzit, një qytet në Evropë sapo e ka rrënuar një, shkruan gazeta britanike online ‘The Independent’.

Artikulli mban titullin ‘Derisa Donald Trump ndërton mur, një fshat në Evropë po i rrëzon’, përcjellë zico.tv

‘Një mur betoni në Mitrovicë, qytetin verior të Kosovës, që ka provokuar tensione mes Kosovës dhe fqinjit të saj Serbisë, është rrëzuar, pas një marrëveshje në mes të Qeverisë dhe komunitetit minoritet serb në Kosovë, lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada Amerikane në Kosovë’, shkruan The Independent.

Gazeta citon edhe kryeministrin Isa Mustafa dhe shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova në deklarimet e tyre për shembjen e murit.

Gjithashtu në artikull shkruan se kohëve të fundit u ndezën tensionet në mes të Kosovës e Serbisë pasi që një tren me mesazhe provokuese për shtetin e ri tentoi të futej në Kosovë ilegalisht.

COMMENTS