Thaçi uron mësuesit për 7 Marsin, shpreh konsideratë për punën e tyre

Thaçi uron mësuesit për 7 Marsin, shpreh konsideratë për punën e tyre

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e ditës së Mësuesit, ka uruar të gjithë personelit arsimor, duke shprehur konsideratë të lartë për punën e tyre.

Thaçi ka kujtuar këtë ditë me respekt dhe nderim për kultivimin dhe edkumin e brezave me vlera shkencore, kulturore e humanitare.

Postimi i plotë i tij:

Dita Mësuesit, 7 Marsi është datë e shënuar në historinë e shkollës shqipe. Aq më shumë këtë ditë kujtojmë me respekt dhe nderim mësues e pedagogë që kontribuan në kultivimin e identitetit kombëtar dhe edukimin e brezave me vlera shkencore, kulturore dhe humanitare. Gjithë personelit arsimor në Kosovë dhe kudo ku frymon shkolla shqipe i shpreh urimet më të mira dhe konsideratën e lartë për punën e tyre.

COMMENTS