Thaçi u arrestua në bazë të fletarrestit për ‘terrorizëm’

Thaçi u arrestua në bazë të fletarrestit për ‘terrorizëm’

Katër të vrarë, vëllai vret vëllanë dhe djemtë e vëllezërve, më pas vetëvritet (Video)
Veseli: Muri në Mitrovicë gjithsesi do të rrënohet me 1 ose 17 Shkurt

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka konfirmuar njoftimet se policia ka arrestuar Nehat Thaçin, në bazë të ‘fletarrestit të lëshuar me urdhër të Gjykatës së Lartë në Nish për veprën penale të terrorizmit’.

Në kumtesën e Ministrisë thuhet se ‘Thaçi u arrestua të mërkurën në mbrëmje rreth orës 20 në vendkalimin administrativ Konçul, gjatë lëshimit të vërtetimit për hyrje në territorin e Serbisë Qendrore’.

‘Në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në Nish për përcaktimin e paraburgimit nga viti 2010, Thaqi është dërguan në njësinë e paraburgimit’, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Në bazë të njoftimeve të dhëna nga Ministria e Brendshme e Serbisë, Thaçi do të duhej të paraqitej përpara gjykatës gjatë ditës së enjte, më 29 shtator.

COMMENTS