Thaçi: Të sillet para drejtësisë autori i plagosjes së Vllasit

Haradinajt i refuzohet përfundimisht viza për në SHBA
Thellohen përçarjet në Vetëvendosje, jep dorëheqje edhe Dardan Sejdiu

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka quajtuar të papranueshme plagosjen me armë zjarri të avokatit Azem Vllasi.

Thaçi e konsideron të papranueshëm këtë akt, ndërkaq pret nga autoritetet ta sjellin para drejtësisë sa më parë autorin e këtij krimi.

Postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

‘Me shqetësim pranova lajmin për plagosjen e avokatit Azem Vllasi. Aktet e tilla janë ta papranueshme dhe të dënueshme në një shoqëri, e cila prioritet kryesor ka forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit. Avokatit Vllasi i uroj shërim të shpejtë, ndërsa nga autoritetet përkatëse pres që ta sjellin përpara drejtësisë autorin e këtij krimi’.

COMMENTS