Presidenti i vendit Hashim Thaçi, në meshën e shugurimit të katedrales 'Nëna Terezë' në Prishtinë, ka thënë se katedralja është shtëpi e Zotit, por ës
Presidenti i vendit Hashim Thaçi, në meshën e shugurimit të katedrales ‘Nëna Terezë’ në Prishtinë, ka thënë se katedralja është shtëpi e Zotit, por është edhe shtëpia e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Thaçi tha se tradita jonë kurrë nuk ka bërë ndarje në mes kishës, xhamisë, manastirit, apo teqesë.
‘Uroj që kjo katedrale për sot e përjetë të qëndrojë si shtyllë e qytetarëve të Prishtinës dhe të t’u përkujtojë të gjithëve se kush ishte Shën Tereza’, tha Thaçi.
Duke folur për figurën e Nënë Terezës, Thaçi tha se ajo pati zemrën e madhe për gjithë botën.
‘Uroj që kjo shtëpi të jetë fanar i dritës dhe tempull i paqes për të gjithë’, tha Thaçi, raporton KP.
Kreu i shtetit tha se kjo katedrale u ngrit me djersën e popullit, diasporës, myslimanëve e katolikëve .
Tha se duhet të ndihemi krenarë se nga populli ynë dolën dy figura të mëdha, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Shën Tereza.
COMMENTS