Thaçi: Të ndalohet treni serb!

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se treni ilegal me afishe nacionaliste që është nisur për në Kosovë nga Beogradi duhet ndaluar. Thaçi ka

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se treni ilegal me afishe nacionaliste që është nisur për në Kosovë nga Beogradi duhet ndaluar.

Thaçi ka thënë se ‘autoritetet e Kosovës duhet t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për ndaljen e menjëhershme të tij’.

‘Kosova respekton lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Por, hyrja e një treni të mbështjellë me afishe nacionaliste nga Serbia, të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, është krejtësisht e papranueshme. Për më tepër, në këtë tren ka udhëtarë dhe zyrtarë të lartë të Serbisë të cilët nuk kanë leje për të hyrë në Kosovë sipas procedurave në fuqi’, ka thënë Thaçi përmes postimit në Facebook.

‘Prandaj, çfarëdo që është ilegale dhe cenon sovranitetin shtetëror të Kosovës, duhet të parandalohet. Ky tren është provokim i radhës dhe autoritetet e Kosovës duhet t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për ndaljen e menjëhershme të tij’.

COMMENTS