Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, me të cilin ka biseduar për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.
‘Vizitën time zyrtare në Shkup, për të marrë pjesë në për në Samitin e ‘Brdo Brijuni’, e fillova paraprakisht me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi’, ka shkruar Thaçi në Facebook.
‘Biseduam për marrëdhëniet tona ndërmjet dy shteteve dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Kryetarin Xhaferi e përgëzova për punën dhe reformat që është duke i bërë koalicioni i ri qeverisës, në përmbushjen dhe përshpejtimin e agjendës euroatlantike të Maqedonisë. Kosova i gëzohet çdo suksesi të Maqedonisë fqinje’, ka shkruar ai.
COMMENTS