Thaçi takohet me kryeministrin e Malit të Zi, pajtim për forcimin e bashkëpunimit

Trump: Asnjë popull mbi Tokë nuk është aq i patrembur, aq i guximshëm apo i vendosur sa amerikanët
Trump uron shqiptarët: Jemi bashkë me ju në këtë ditë të veçantë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po qëndron në Podgoricë.

Në kryeqytetin e Malit të Zi Thaçi sot është takuar me kryeministrin malazez Dushan Markoviq.

Me këtë rast ata u pajtuan ‘që të forcojmë bashkëpunimin politik, ekonomik, tregtar, kulturor dhe arsimor ndërmjet dy shteteve’, ka njoftuar Thaçi në Facebook.

Ky është postimi i plotë i tij në facebook:

‘Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka krujuar një momentum të ri në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit edhe të shtetve të mbetura të Ballkanit në NATO.

Kjo do të konfirmohet sot edhe në Smitin e Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5).

Para Samitit zhvillova një takim me kryeministrin e Malit të Zi, Dusko Markovic, me të cilin u pajtuam që të forcojmë bashkëpunimin politik, ekonomik, tregtar, kulturor dhe arsimor ndërmjet dy shteteve tona’.

COMMENTS