Thaçi: S’do të ndalemi deri të zbardhet fati i të pagjeturve

Thaçi: S’do të ndalemi deri të zbardhet fati i të pagjeturve

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka kujtuar 116 civilët e vrarë nga forcat serbe para 19 vjetësh në St

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka kujtuar 116 civilët e vrarë nga forcat serbe para 19 vjetësh në Studime të Vushtrrisë.

Thaçi me këtë rast ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Kosovës për zbardhjen e krimeve.

‘Si institucione të Republikës së Kosovës, nuk do të ndalim asnjëherë zërin për zbardhjen e krimeve të bëra nga forcat ushtarake dhe policore serbe. Nuk do të ndalemi deri sa të zbardhet fati i personave të pagjetur. Nuk do të ndalemi deri sa të dalin para drejtësisë autorët e krimeve’, ka shkruar ai në postim.

Presidenti këtë shkrim e ka përmbyllur duke shprehur lavdi ndaj të gjithë atyre që u sakrifikuan për liri.

Kujtojmë se më 2 maj të vitit 1999 në fshatin Studime të Vushtrrisë, brenda dy orëve ishin pushkatuar nga paramilitarët serbë 116 persona që ishin në kolonë për tu shpërngulur në drejtim të Shqipërisë.

COMMENTS