Thaçi: Qytetari ka vendosur se kujt i takon mandati për formimin e qeverisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur se ai beson se Kosova do të ketë institucionet e reja në 10 ditshin e parë të korrikut, të cila do

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur se ai beson se Kosova do të ketë institucionet e reja në 10 ditshin e parë të korrikut, të cila do të jetë institucione të jenë kredibile, stabile, multietnike me orientim të qartë euroatlantik.

Thaçi në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), tha se për dhënien ë mandatarit për qeverinë e ri, duhet pritur KQZ-në.

“Duhet pritet certifikimi i rezultatit zgjedhor, mendoj është aspekt teknik, por mendoj se duhet të përmbyllet ky procesi të ketë një vlerë të mriz e të respektuar e kredibile e të jetë i respektuar nga të gjithë. Ndërsa se kujt i takon mandatari është përcaktuar nga vet qytetari i Kosovës, me votën e vet të lirë”, tha ai.

I pari i vendit tha se do të respektoj kushtetutën, ligjet dhe të gjitha procedurat e nevojshme e të domosdoshme për dhënien e mandatarit për themelimin e qeverisë së Kosovës, që i takon partisë apo koalicionit fitues.

“Dua të besoj se do të kemi institucionet të shpejta, në 10 ditshin e parë të korrikut dhe këto institucione shpresoj e besoj se do të jenë kredibile, stabile, multietnike e natyrisht të një orientimi të qartë euroatlantik”, tha Thaçi.

Kurse për mundësinë që të kemi përsëritej të viteve më parë, ku ishte bllokuar për muaj të tërë krijimi i institucioneve të reja, i pari i vendit është shprehu se nuk do të ndodh ashtu. “Në asnjë rrethanë, unë shpresoj se do të kemi një urtësi e fleksibilitet, do t kemi një komunikim nga i gjithë spektri politik dhe do të kemi themelim të institucioneve shumë shpejt”, tha Thaçi.

COMMENTS