Thaçi përkujton Enver Zymberin, 25 korriku – Dita e Bashkimit të Kosovës

Thaçi përkujton Enver Zymberin, 25 korriku – Dita e Bashkimit të Kosovës

Dhuna në Kuvend, kallëzime penale për 22 protestues
Mustafa të enjten në interpelancë, debatohet edhe për të ardhmen e FSK-së

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka përkujtuar përmes profilit të tij në Facebook, policin Enver Zymberi.
‘Në çdo 25 korrik e kujtojmë me krenari heroin e pavarësisë, Enver Zymberin. Ai ra heroikisht në krye të detyrës, duke mbrojtur kushtetutshmërinë dhe sovranitetin e shtetit tonë’, ka thënë Thaçi.

Në 25 korrikun e 2011-s, Thaçi i printe Qeverisë së Kosovës, kur kishte dhënë urdhër që ROSU të shkelë në veri.

‘Njësitë speciale të Policisë së Kosovës morën nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31 dhe kjo ishte edhe Dita e Bashkimit të Kosovës. Enveri do të kujtohet gjithmonë për guximin e dëshmuar në mbrojtjen e Republikës së Kosovës’, ka thënë Thaçi.

COMMENTS