Thaçi paralajmëron se më 9 maj takohet me kancelaren Merkel

Thaçi paralajmëron se më 9 maj takohet me kancelaren Merkel

Presidenti i vendit, Hasim Thaçi pas takimit me presidentin e Këshillit të Europës, Donald Tusk, paralajmëroi se do të takohet me kancelarin gjermane,

Presidenti i vendit, Hasim Thaçi pas takimit me presidentin e Këshillit të Europës, Donald Tusk, paralajmëroi se do të takohet me kancelarin gjermane, Angela Merkel, më 9 maj.

Lidhur me dialogun me Serbinë ai ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për dialog me Serbinë dhe ta kthej atë në marrëveshje të paqes dhe stabilitetit.

Ai ka theksuar se për këtë është duke zhvilluar takime të shumta.

Thaçi ka shtuar se në takimin me Angela Merkel në Gjermani dialogu me Serbinë do të jetë një nga temat kyçe, që do të mbahet më 9 maj.

Sa i takon çështjes së vizave Thaçi ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe pret rekomandimin nga KE-ja.

COMMENTS