Thaçi paralajmëron ngritjen në nivel presidencial të dialogut Prishtinë-Beograd

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se dialogu Prishtinë - Beograd do të ngrihet në nivel presidencial. Në një deklaratë për Deutsche

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se dialogu Prishtinë – Beograd do të ngrihet në nivel presidencial.

Në një deklaratë për Deutsche Welle, siç përcjellë transmetuesi publik, Thaçi ka thënë se fokusi i bisedimeve do të jetë në kontekstin më të gjerë politik për të arritur një marrëveshje që do të çonte në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit, normalizimit dhe pajtimit.

Kjo deklaratë e Thaçit erdhi menjëherë pas mbajtjes së zgjedhjeve nacionale në vend, rezultati i të cilave ende nuk është përfundimtar.

COMMENTS