Thaçi, Mustafa e Veseli koordinohen për jetësimin e Asociacionit, Demarkacionit dhe Ushtrinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim të përbashkët me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Në takim u bisedua për vazhdimin e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për përmbylljen e çështjes së demarkacionit me Malin e zi, si dhe për transformimin e FSK’së në ushtri të Kosovës.

Gjatë takimit po ashtu u bisedua edhe për vazhdimin e koordinimit të përbashkët për jetësimin e obligimeve ndërkombëtare që Kosova është zotuar t’i realizojë.

Këta hapa, përveç që do të mundësojnë përmbylljen e integrimit të plotë të komunitetit serb në institucionet e Kosovës, do t’i hapin rrugë edhe liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe konsolidimit të mëtejshëm të shtetësisë dhe sovranitetit të shtetit të Kosovës.

COMMENTS