Thaçi – Merkelit: Fitorja juaj e forcon Evropën

Pas fitores së Angela Merkelit në zgjedhjet e djeshme, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka uruar kancelaren gjermane, Angela Merkel, për fitoren e mandatit të katërt në zgjedhjet e djeshme për Bundestag.

Thaçi ka thënë se kjo fitore e forcon Evropën dhe gjasat e integrimit në BE të vendeve ballkanike.

‘Urime kancelares Merkel për mandatin e ri. Kjo është një fitore që e forcon Evropën dhe forcon gjasat e integrimit të Kosovës dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor’, shkroi Thaçi në një postim në Twitter.

Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se AfD, aleanca konservatore e kancelares Merkel, CDU/CSU, ka fituar 32.5 për qind të votave.

COMMENTS