Thaçi mban fjalimin vjetor – Muri në Mitrovicë do të rrënohet!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se muri në veri të Mitrovicës nuk do të shkurtohet por do të hiqet nga aty. Këtë deklaratë, presidenti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se muri në veri të Mitrovicës nuk do të shkurtohet por do të hiqet nga aty. Këtë deklaratë, presidenti Thaçi e ka bërë në fjalimin e tij vjetor para deputetëve të Kosovës.

Ai ka thënë se gjatë kësaj periudhe ka ndërmarrë veprime konkrete për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve dhe për të mbrojtur rendin dhe ligjin.

Thaçi tha se vendi ynë ka legjislacionin më të mirë në rajon por ka vërejtur disa mangësi, prandaj menjëherë ka kërkuar ndryshimin e kodit penal me qëllim që askush të mos keqpërdorë mangësinë e ligjit.

‘Në kuadër të punës për forcimin dhe sovranitetin shtetëror kam vizituar pikën kufitare në Jarinjë. Sovraniteti i Kosovës nuk mund të cenohet nga askush. Kosova është një edhe e pandashme. Nuk do të ketë barrikada dhe as mur. Muri nuk do të qëndroj aty. Nuk do të negociohet por do të hiqet nga baza’, tha ai.

Kurse, sa i përket procesit të reformës elektorale, ai tha se mbetet në vullnetin e deputetëve që propozimet të shndërrohen në vendime, në mënyrë që të respektohet vota e qytetarit.

‘Korrupsioni dhe krimi ekonomik mbetet në nivelin me të lartë dhe kjo duhet të zgjidhet menjëherë nga institucionet e vendit. Kjo punë nga institucionet e sigurisë është për çdo vlerësim por duhet të bëhet edhe më shumë’, tha ai.

Në mes të këtyre sukseseve, ai tha se kanë pasur sfida, si mos ratifikimi i demarkacionit dhe asociacionit.

‘Demarkacioni është marrëveshje është e drejtë. Reagimet kundër kanë dëmtuar më të pafajshmit qytetarët që s’mund të lëvizin lirshëm. Reagimi kundër ishte interes e ngushtë politik ose injorancë profesionale. Prandaj shteti ynë do të qëndroj prapa gjithë obligimeve ndërkombëtare që ka marrë’, tha ai.

Ndryshe, opozita ka bojkotuar fjalimin e parë të presidentit Thaçi në Kuvendin e Kosovës.

COMMENTS