Thaçi: Lajmi për kosovarët e vrarë nga sulmi terrorist është shokues

SHBA interesohet për projekte të riciklimit në Kosovë
Milaçiq thotë se nëse bëhet president i Malit të Zi, tërheq njohjen e Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Mynih të Gjermanisë.

Thaçi nëpërmjet Facebookut ka shkruar se lajmi për kosovarët viktima të sulmit terrorist në Mynih është shokues dhe ka prekur tërë vendin.

‘Lajmi për kosovarët viktima të sulmit terrorist në Munich është shokues dhe ka prekur tërë vendin. Jam në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet, por sot me lutje jemi me familjet që i presin në shtëpi më të dashurit e tyre viktima të sulmit.

Gjersa pres lajme të reja zyrtare, Kosova i ofron çdo ndihmë Gjermanisë për të përballuar këtë makth.

Sikur që sot bashkohemi me këtë dhimbje, ashtu bashkohemi në dënimin dhe luftimin e çdo forme të terrorizmit. HTH.’

COMMENTS