Thaçi: Kushtetuta udhërrëfyes për forcimin e shtetit

Thaçi: Kushtetuta udhërrëfyes për forcimin e shtetit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka uruar për 10 vjetorin e Kushtetutës së Kosovës.

Ai në këtë postim ka shkruar se Kushtetuta e Kosovës pasqyron më së miri përpjekjet shekullore për liri, barazi e drejtësi dhe dëshmon vendosmërinë për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët në paqe të qëndrueshme

Postimi i presidentit:

Kushtetuta e Republikës së Kosovës sot shënon dekadën e parë. Si udhërrëfyes për krijimin dhe forcimin e shtetit, ajo pasqyron më së miri përpjekjet shekullore për liri, barazi e drejtësi dhe dëshmon vendosmërinë për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët në paqe të qëndrueshme. Asnjëherë nuk do të ndalemi së punuari për të forcuar shtetin, duke respektuar të drejtat e liritë e çdo qytetari dhe duke garantuar barazinë e tyre para ligjit.

COMMENTS