Thaçi: Kosova dëshmoi për organizim të zgjedhjeve demokratike

Thaçi: Kosova dëshmoi për organizim të zgjedhjeve demokratike

Haradinaj në udhëkryq për Demarkacionin
Ministri Todosijeviq do përshtatjen e ligjeve të Kosovës për AKS-në

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës, partitë politike, shoqërinë civile, mediat dhe të gjitha institucionet shtetërore, KQZ-në për organizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike.

Në një postim në Facebook, presidenti Thaçi ka vlerësuar se zgjedhjet e rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, ishin të një niveli të lartë demokratik.

‘Kosova dëshmoi edhe një herë se zgjedhjet e nivelit më të lartë profesional, fer, të lira e demokratike janë tani standard i konsoliduar në Kosovë’, ka thënë Thaçi.

Ai ka falënderuar vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë për garantimin që procesi zgjedhor të ishte ‘transparent dhe kredibil’.

‘Këtë herë ishim të nderuar që në kohë zgjedhjesh në Kosovë ishte edhe miku ynë i përjetshëm dhe kultivuesi i përhershëm i marrëdhënieve tona me SHBA-në, kongresmeni Eliot Engel, që ka pasur rast të shikojë nga afër demokracinë kosovare në veprim’, ka shkruar Thaçi në Facebook.

COMMENTS