Thaçi: Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin do të jetë i pavarur

Thaçi: Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin do të jetë i pavarur

Thaçi kërkon thellim të bashkëpunimit me Jordaninë
Studentët për skamnorët, ndihmë me ushqim e veshmbathje (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka mbajtur takimin e dytë konsultativ me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mjeteve të informimit për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin.

‘Shoqëria civile dhe mediat do të kenë rol thelbësor në këtë komision, prandaj është e rëndësishme që ju të jeni pjesë e projektit që nga fillimi, së pari duke kontribuar me idetë tuaja e pastaj edhe me angazhimin tuaj të drejtpërdrejtë’, u shpreh presidenti Thaçi.

Ai tha se shoqëria kosovare nuk mund të ndërtojë të ardhme më të mirë nëse mbetet peng i të kaluarës.

Presidenti Thaçi e ka shtjelluar idenë e tij, duke thënë se synimi i parë i këtij komisioni do të jetë e vërteta.

‘Puna e komisionit mund vetëm të ndihmojë drejtësinë. Pranimi i së vërtetës është thelbësor edhe për drejtësinë. Pra, nuk bëhet fjalë për shlyerjen e krimit. Dhe as nuk do të lejohet që dikush të fshihet pas padijes, gënjeshtrës, heshtjes apo fshehjes së krimit’, u shpreh presidenti Thaçi.

Sipas tij, ky forum do të krijojë një mekanizëm mbështetës për dialogun e brendshëm të hapur në mes komuniteteve në Kosovë dhe nuk do të jetë zëvendësim i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, që duhet të sjell pajtimin në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi tha se Komisioni do të jetë i pavarur dhe nuk do të ndikohet nga interesat politike, do të jetë i paanshëm dhe do të tregojë të vërtetën e gjitha viktimave nga të gjitha palët.

COMMENTS