Thaçi, komandantit të NATO-s: Ushtrinë do ta bëjmë në koordinim me ju

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot komandantin Suprem të NATO-s për Evropë, Gjeneralin Curtis Scaparrotti, i shoqëruar nga komandanti i

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot komandantin Suprem të NATO-s për Evropë, Gjeneralin Curtis Scaparrotti, i shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori, Giovanni Fungo.

Thaçi ka falënderuar gjeneralin Scaparrotti për mbështetjen që NATO i ka dhënë Kosovës në sigurimin e paqes në Kosovë dhe rajon derisa ka theksuar se roli i NATO-s në Kosovë ka qenë përcaktues jo vetëm në ruajtjen e stabilitetit dhe rritjen e sigurisë, por edhe në bashkëpunimin ndërmjet të gjitha komuniteteve në Kosovë.

‘Roli juaj në Kosovë, si dhe në rajon është i pazëvendësueshëm. Do të jemi gjithmonë mirënjohës për këtë mbështetje’, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.

Thaçi ka informuar atë për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë. Sipas tij, Kosova ka përfunduar me sukses procesin e zgjedhjeve, të cilat kanë qenë të lira, fer dhe demokratike.

‘Tani jemi në proces të krijimit të institucioneve të Kosovës, të cilat do të jenë multietnike dhe me orientim të qartë euroatlantik’, ka thënë presidenti.

COMMENTS