Thaçi, homazhe ‘për ata që dhanë gjithçka për liri’

Thaçi, homazhe ‘për ata që dhanë gjithçka për liri’

Miratohet Kodi i ri Penal
PDK prinë në rinumërimin në Dregash

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot bëri homazhe tek shtatorja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Zahir Pajaziti dhe te varri i ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, transmeton Koha.net.

Homazhet janë bërë me rastin e 28 Nëntorit, ditës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Për këto homazhe ai ka njoftuar në profilin e vet të Facebookut:

‘Për 28 Nëntor, në nderim tradicional shtetëror të përpjekjeve për liri dhe pavarësi te shtatorja e komandantit të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti, si dhe te memoriali ‘Ibrahim Rugova’.

Në këto momente të rëndësishme të kremtimit të festave të nëntorit, kujtojmë dhe nderojmë sakrificën e bërë nëpër vite për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës’.

COMMENTS