Thaçi: Gjykata Speciale nuk do të mund të arrijë të bëjë atë që e proklamon

Thaçi: Gjykata Speciale nuk do të mund të arrijë të bëjë atë që e proklamon

8 të arrestuar në Gjilan, inskenonin aksidente për të përfituar para
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarve që sulmuan gazetarin Parim Olluri (Foto)

Në fjalimin e tij të fundvitit para pjesëtarëve të FSK-së, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka lënë pa përmendur edhe për Gjykatën Speciale.

Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare e ka imponuar themelimin e saj dhe institucionet e kanë pranuar një gjë të tillë sepse në të kundërtën, ‘ne do të ishim të pafuqishëm të parandalonim themelimin e një gjykate tjetër ndërkombëtare, nën ombrellën e OKB-së’.

‘E votuam në atë kohë për të ruajtur partneritetin me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n. Unë mendoj se Gjykata Speciale nuk do të mund të arrijë të bëjë atë që e proklamon, të forcojë ndjenjën e drejtësisë, për viktimat e luftës. Të nderuar ushtarë, qytetarë sikur të kishte drejtësi të tillë çfarë trumbetohet nga faktori ndërkombëtar, 100 Gjykata Speciale të këtilla do të duhej të bëheshin vetëm për krimet që Serbia e Millosheviqit, i ka bërë në shtetet e Ballkanit dhe këtu në Kosovë’, ka thënë ai, transmeton kp.

Ai tha se paradoksi me të cilin ballafaqohen është dëshpërues. Thaçi tha se po e e njëjta Serbi sot e ka derën e hapur për në BE, ndërsa Kosova padrejtësisht mbahet e izoluar.

‘Kosova dhe të gjithë ne e duam drejtësinë, por nuk pranojmë të diskriminohemi e poshtërohemi në emër të saj, vetëm e vetëm për të kënaqur ata që nuk e durojnë dot ekzistencën dhe suksesin e shtetit tonë’, ka thënë Thaçi.

COMMENTS