Thaçi fton serbët në Kosovë, Vuçiqin në Prishtinë dhe është i gatshëm të shkojë në Beograd

Thaçi fton serbët në Kosovë, Vuçiqin në Prishtinë dhe është i gatshëm të shkojë në Beograd

Thaçi dorëzon flamurin – shpreson për medalje në Lojërat Olimpike
Policia jep detaje për vdekjen në Veri, viktima ishte pa dokumente

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi i ka ftuar të gjithë serbët që kanë shkuar, të kthehen në Kosovë.
‘Do të bëjmë ç’është e mundur nga ne që t’i vendosim e t’i integrojmë në shoqërinë kosovare’, ka porositur Thaçi.

Ai ka thënë se ftesa që kryetari serb Aleksandar Vuçiq të vizitojë Kosovën, është gjithmonë e hapur.
‘Unë nuk kam marrë ftesë ta vizitoj Beogradin, por jam i gatshëm të vij në Beograd kur të më arrijë ftesa. Nëse takohemi nëpër kryeqytete të botës, pse të mos takohemi në kryeqytetet e dy shteteve tona, në Prishtinë ose në Beograd’, ka thënë ai në një bisedë për portalin e Beogradit remarker, transmeton Koha.net.

Thaçi ka thënë se nga nënkryetari amerikan Micheal Pence ka marrë konfirmimin se Amerika më aktivisht do të përfshihet në dialogun Prishtinës me Beogradin.

‘Tash po hyn në fazë të re dhe Mogherinit i duhet çdo përkrahje. Për këtë arsye është e domosdoshme që edhe Amerika ta ketë rolin e vet’, ka thënë ai duke shtuar se kohë më parë ka qenë në Washington, atje është takuar me nënkryetarin e SHBA-së Mike Pence nga i cili ka marrë konfirmimin se Wahingtoni do të aktivizohet më fuqimisht në dialog.

‘Roli i tyre është që procesit t’i japin më shumë kredibilitet, besim dhe qëndrueshmëri’, tha Thaçi.

Në pyetje se kur do të formohet Asociacioni i Komunave serbe, Thaçi u përgjigj: Sa më shpejt, aq më mirë. Në përputhje me ligjet e Kosovës, aty është edhe detyrimi ndërkombëtar që e kemi marrë në Bruksel.

Duke folur për formimin e Gjykatës Speciale, ai ka theksuar se ky ka qenë hap i papopullarizuar në Kosovë.

‘Porse, për ta ruajtur partneritetin me NATO, BE e SHBA, unë e kam nisur dhe kam votuar që ajo të votohet në Kuvend. Kosova i ka plotësuar detyrimet e veta dhe koha është që politika të eliminohet nga ky proces. Politikisht e kam paguar çmimin e këtij vendimi, por mendoj se ky ka qenë i vetmi i drejtë’, ka vlerësuar Thaçi.

Ai akuzat për trafikim organesh njerëzore gjatë luftës në Kosovë i ka quajtur fantastikë shkencore.

‘Këto akuza janë fantastikë shkencore, ajo nuk ka ndodhur kurrë. Ajo ka qenë një gënjeshtër e pacipë dhe e tmerrshme, lajm i fabrikuar dhe i menduar për të tërhequr vëmendje’, ka thënë Thaçi.

Në pyetjen si e komenton faktin se liderët e Serbisë marrëveshjet e nënshkruara në gjatë negociatave të Brukselit i interpretojnë fitore, Thaçi ka thënë se kjo nuk është e pazakonshme për liderët serbë që ta festojnë disfatën.

‘Kështu bënte edhe Milosheviqi në vitin 1999 kur trupat serbe tërhiqeshin nga Kosova e këtë ai e kremtonte si fitore. Ivica Daçiq në një mënyrë është nga po ajo shkollë dhe natyrisht se çdo gjë e paraqet si fitore. E realiteti është se Kosova është e pavarur e sovrane mu sikur Serbia dhe ne takohemi e bisedojmë si dy shtete sovrane e të barabarta’, ka thënë Thaçi.

COMMENTS