Thaçi: FSK e gatshme për të gjitha sfidat e sigurisë në Kosovë

Kosova e para në rajon për aksidente
Fatmir Limaj shpallet i pafajshëm

Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme t’u përgjigjet të gjitha sfidave të sigurisë në tërë territorin e Republikës. Këtë deklaratë e ka bërë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë takimit me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Sipas një komunikate për media, në këtë takim është biseduar për të arriturat e FSK-së dhe ngritjen e kapaciteteve të saj për t’iu përgjigjur nevojave të Republikës dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj.

‘Forca e Sigurisë së Kosovës është trajnuar sipas standardeve më të larta të NATO-s dhe është e gatshme të jetë ushtri e Kosovës’, ka thënë me këtë rast gjenerallejtënant Rama.

Kurse presidenti Thaçi është shprehur i kënaqur me të arriturat e FSK-së dhe me planet për të ardhmen e saj.

‘Forca e Sigurisë së Kosovës është rekrutuar dhe është përgatitur në bashkëpunim me NATO-n dhe sipas standardeve të NATO-s’, u shpreh presidenti Thaçi.

‘FSK është forcë profesionale e standardeve të NATO-s, shumetnike, me përfaqësim të duhur gjinor dhe e gatshme t’u përgjigjet të gjitha sfidave të sigurisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës’, ka theksuar Thaçi.

COMMENTS