Thaçi: Formimi i Ushtrisë në interes edhe të komunitetit serb

Nënshkruhen dy marrëveshje me Hungarinë
Presidenti Thaçi e cakton seancën konstituive të Kuvendit më 3 gusht

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se shndërrimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës është në interes të të gjithëve edhe në interes te komunitetit serb.

Madje theksoi se Forcat e Armatosura nuk paraqesin rrezik për askënd, sikurse nuk paraqet as FSK sot. Në konferencën e organizuar nga QKSS me temën ‘Qëndrimi i komunitetit serb rreth ndryshimit të mandatit të FSK-së’ shtoi se askush nuk mund ta bllokojë dhe të vë veto në themelimin e FAK-ut. Sipas Thaçit ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme vetëm në aspektin simbolik të ndryshimit të emrit.

Ai tha se janë të interesuar që FAK-u të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese. Kreu i shtetit theksoi se është i bindur se kur t’i bëjnë Forcat e Armatosura do të shohin vlerat e përbashkëta të të gjithëve.

U shpreh se është i vetëdijshëm për shqetësimin e politikave serbe për formimin e FAK-ut porse theksoi se është i gatshëm nëse është nevoja edhe çdo ditë të takohen me ta për t’ua shpjeguar rëndësinë që ka themelimi i FAK-ut.

Presidenti shtoi se Forcat e Armatosura do të formohen në bashkëpunim me NATO-n, BE-në dhe SHBA-në. Thaçi tha se Kosova ka nevojë dhe të drejtë t’i ketë Forcat e Armatosura.

COMMENTS