Thaçi flet për rastin AXOS: S’lejojmë që Kosova të keqpërdoret si shtet

Thaçi flet për rastin AXOS: S’lejojmë që Kosova të keqpërdoret si shtet

Presidenti Hashim Thaçi ka uruar ekspertët për punën e tyre me rastin e fitimit të betejës ligjore në arbitrazh, kundër kompanisë AXOS GMBH, e cila kërkonte dëmshpërblim qindra miliona euro nga Kosova, për anulimin e privatizimit te 75% te aksioneve të PTK-së

Thaçi ka thënë se nuk lejojnë që Kosova të keqpërdoret si shtet.

‘Kosova gjithmonë do t’i mirëpresë investimet e huaja, por asnjëherë nuk lejojmë të keqpërdoret si shtet. E drejta dhe të gjitha argumentet në rastin e padisë se AXOS-it ishin në favorin tonë. E uroj ekipin e ekspertëve për punën profesionale dhe mbrojtjen që i ka bërë Kosovës. Si shtet i pavarur dhe sovran jemi pjesë e Arbitrazhit, sepse besojmë në këtë institucion dhe në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare. Kemi ndërtuar kapacitete për të tërhequr investime të huaja, mirëpo edhe për t’i mbrojtur interesat e shtetit tonë nga pretendimet e paqëndrueshme’, ka shkruar ai.

Me ketë vendim, Axos GMBH detyrohet t’i paguajë Republikës së Kosovës 2 milionë euro në emër të shpenzimeve për përfaqësim.

COMMENTS