Thaçi e Vujanoviq me deklaratë të përbashkët për ratifikimin e demarkacionit

Thaçi e Vujanoviq me deklaratë të përbashkët për ratifikimin e demarkacionit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media ka njoftuar se bashkërisht dhe në të njëjtën kohë me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq, kanë dalë me një deklaratë për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Përmes kësaj deklarate dy presidentët u kanë bërë thirrje deputetëve që ta votojnë marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet dy vendeve në gushtin e vitit 2015.

Këtë marrëveshje e kishte nënshkruar Thaçi si zëvendëskryeministër dhe ministër i punëve të jashtme të Kosovës.

Kjo deklaratë e dy presidentëve erdhi pas vizitës dy ditëshe të kryeministrit malazez, Dushko Markoviq.

Të enjten, pas takimeve të kryeministrit malazez me Thaçin dhe Kadri Veselin, opinioni u njoftua të ishte arritur ujdia për nënshkrimin e një aneks marrëveshje, e cila parashihte miratimin e demarkacionit në ditët në vijim.

COMMENTS