Thaçi e Vuçiq biseduan në telefon, u morën vesh për vazhdim të dialogut

Thaçi e Vuçiq biseduan në telefon, u morën vesh për vazhdim të dialogut

Botohet transkripta e bisedës për planin e kidnapimit të Milo Gjukanoviqit
Lotaria Amerikane, ja si të kontrolloni që jeni apo jo fitues

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka biseduar në telefon të martën me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për rëndësinë dhe pasojat e vizitës së shefes së diplomacisë evropiane Federica Mogherini në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për vazhdimin e dialogut.

Për këtë bisedë telefonike ka njoftuar presidenti Thaçi përmes një postimi në Twitter.

‘Bisedova në telefon me kryeministrin e Serbisë, Vuçiq. E mirëpritëm vizitën e Federica Mogherinit në regjion dhe konfirmuam vendosmërinë tonë për dialog’.
‘Me kryeministrin Vuçiq biseduam edhe për nevojën për implementimin e marrëveshjes së Brukselit. Besoj fuqishëm që dialogu do të sjellë frymë të re në Ballkan, ka shtuar ai.

Ndërkohë Qeveria e Serbisë ka bërë të ditur se të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se bisedimet dhe dialogu ndërmjet dy palëve janë me rëndësi thelbësore për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe theksuan përkushtimin e përbashkët të implementimit të marrëveshjeve të Brukselit.

Shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini qëndroi javën e kaluar në rajonin e Ballkanit Perëndimor gjatë së cilës vizitoi Kosovën, Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

COMMENTS