Thaçi e Nishani inkurajojnë bashkëpunimin ekonomik Kosovë – Shqipëri

Thaçi e Nishani inkurajojnë bashkëpunimin ekonomik Kosovë – Shqipëri

Kosova i merr seriozisht paralajmërimet e EUROPOL-it për kërcënime në Ballkan
Lunacek, institucioneve: Përmbushini kriteret, qytetarët e meritojnë lëvizjen pa viza

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi, pas një takimi sot në Tiranë, inkurajuan qeveritë e të dy vendeve për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik mes tyre.

Gjatë fjalës së tij, Nishani ka vënë theksin tek nxitja e marrëdhënieve ekonomike mes dy shteteve.

Nishani tha se përfshirja në delegacionet e dy vendeve e ministrave të infrastrukturës dhe transporteve dëshmon vëmendjen që Shqipëria dhe Kosova i kushton këtyre sektorëve, në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, ku rol kanë luajtur dhe takimet me dy qeverive.

Me këtë rast, Kreu i Shteti shqiptar vlerësoi rolin domethënës që Thaçi ka luajtur në dinamizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, sidomos në sektorin energjetik, krijimin e pikave doganore të përbashkëta dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor.

thaci-e-nishani-inkurajojne-bashkepunimin-ekonomik-kosove-shqiperi-ballina

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës së tij në Tiranë në konferencën e përbashkët me homologun e tij shqiptar, Bujar Nishani, foli edhe për çështjen e demarkacionit. Sipas tij, kjo çështje duhet të përmbyllet.

‘Interesi shtetëror është të kryhet çështja e demarkacionit dhe e liberalizimit të vizave. Besojmë se kufiri nuk do të jetë pengesë për vizat’, tha ai.

COMMENTS