Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj aktualisht janë duke zhvilluar një takim me ambasadorët e shteteve anëtare të NAT
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj aktualisht janë duke zhvilluar një takim me ambasadorët e shteteve anëtare të NATO-s.
Delegacioni i NATO-s drejtohet nga zëvendës-sekretarja e përgjithshme, Rose Guttemoller. Në takim po marrin pjesë edhe ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, dhe ai britanik Ruairi O’Connel.
Në takim gjithashtu janë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Dalibor Jevtiq, Avni Arifi këshilltar i Haradinajt, dhe Bekim Çollaku këshilltar i presidentit Thaçi.
Ende nuk dihet qëllimi i takimit, dhe temat të cilat do të diskutohen.
Kujtojmë se NATO mban një prani ushtarake në Kosovë prej rreth 5 mijë trupash.
Ky takim nuk ishte paralajmëruar për media.
COMMENTS