Thaçi: E gjithë Kosova do të lutet për ju John McCain

OKB: Shqipëria rrezikon që në vitin 2100 të ketë më pak se 1 milion banorë
Për pak sa nuk rrëzohet ministrja kosovare (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur mbështetjen për senatorin amerikan John McCain, i cili është diagnostikuar me kancer në tru.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Thaçi ka shkruar se gjithë Kosova do të lutet për shëndetin e McCain.

‘Lajm i keq për një hero të vërtetë në luftën kundër terrorit dhe shtypjes. I nderuari senatori JohnMcCain, e gjithë Kosova do të lutet për juve dhe familjen tuaj’, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Për këtë gjendje shëndetësore të senatorit McCain, kanë bërë të ditur mediat e huaja ku thuhet se kjo diagnozë rezultoi pas operimit të tij për të hequr koagulimin e gjakut. McCain pothuajse tre muaj më parë ishte për vizitë zyrtare në Kosovë.

COMMENTS