Thaçi e fton Vuçiqin t’i hip skive në Brezovicë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për të përditshmen serbe 'Danas', ka thënë se duhet të punojmë me të gjitha komunitetet në Kosov

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për të përditshmen serbe ‘Danas’, ka thënë se duhet të punojmë me të gjitha komunitetet në Kosovë për zhvillim ekonomik dhe për hapje të vendeve të punës.

Ai ka shtuar se ky është prioritet mbi prioritetet e jo ‘politikanizmi dhe retorika luftënxitëse’.

‘Kur të forcohen themelet i urave të reja, do të më vinte mirë sikur kryeministri Vuçiq të vinte për skijim në Brezovicë, e që në këtë mënyrë së bashku të dërgojmë mesazhin e paqes’, ka thënë Thaçi.

Kujtojmë se dje, presidenti Thaçi qëndroi në Brezovicë, ndërsa në Twitter shkroi në tri gjuhë, shqip, anglisht dhe serbisht: ‘Kalova një ditë në Brezovicë, ku takova popullatën lokale. Duhet të punojmë së bashku për gjeneratat e reja. Investimet dhe ekonomia, kyçe’.

COMMENTS