Thaçi: Dita e Republikës është dita juaj

Thaçi: Dita e Republikës është dita juaj

Gjermanisë i mungojnë 691 mijë punëtorë. Shikoni çfarë kërkohet
Dallas, 5 policë të vrarë gjatë protestave për vrasjen e 2 zezakëve (Video)

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka uruar kosovarët me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës.

Dita e Pavarësisë, siç thotë ai, është ditë që na mbush me emocione të gjithëve. ‘Është ditë që na bënë krenarë për të kaluarën tonë, të sotmen dhe për të ardhmen e sigurt evropiane.

Dita e Republikës është dita juaj’, shkruan presidenti në Facebook.

Kjo ditë sipas tij, është ditë kur kujtohen shumë gjenerata, prindër dhe familjar, që ëndërruan, punuan dhe sakrifikuan që ne ta gëzojmë këtë ditë.

‘Urime të gjithëve Dita e Pavarësisë. Kosova është vend i paqes dhe dashurisë’, ka përfunduar ai.

COMMENTS